Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Ja çfarë mund të bëni me farën e avokados?

Arsyet se përse nuk duhet ta hidhni. Fara e avokados duhet dhe mund të konsumohet. Sipas një studimi të botuar në Food Chemistry, fara e këtij fruti ka aktivitet shumë më të lartë antioksidues dhe përmbajtje më të lartë fenolike sesa tuli i ngrënshëm.
Eleminon qelizat kancerogjene.
A e dini se 70% e antioksidantëve në avokado gjenden në fara? Farat përmbajnë flavonol, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e rritjes së tumorit.
Rregullon problemet e traktit tretës.
Për shekuj me radhë, në Amerikën e Jugut janë përdorur farat e avokados për trajtimin e shqetësimeve të traktit gastrointestinal, duke përfshirë ulcerën e stomakut, kapsllëkun dhe diarrenë.
Shëndeti kardiovaskular.
Avokadot janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme në sajë të përmbajtjes së tyre të aminoacideve dhe fibrave distike. Fara gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit parandalimin e pllakave në arterie etj. Dr. Tom Wu, fitues i çmimit “World Famous Doctor”ka pohuar gjithashtu se konsumon farën dhe ia rekomandon dhe pacientëve.
Forcon sistemin imunitar duke parandaluar përhapjen e radikaleve të lira dhe infeksionet bakteriale, virale dhe kërpudhore!
Antioksidantët e fuqishëm në farat e avokados kanë treguar të ngadalësojnë procesin e plakjes duke rindërtuar kolagjenin, duke riparuar dëmtimin e qelizave dhe duke përmirësuar pamjen dhe cilësinë e lëkurës suaj.
Mënyra më e thjeshtë për të përfshirë farën e avokados në dietën tuaj të përditshme është ta grish në pluhur e ta shtosh në smoothie apo salca të ndryshme. Për të shmangur dëmtimin e blenderit ose procesorit të ushqimit futeni farën në një qese dhe shtypeni atë më parë me një çekiç.
Please follow and like us: