Albspirit

Media/News/Publishing

Roland Xhumrri prej 20 vitesh, koncerte në qytetet italiane

 

Hermes Nikaj

Roland Xhumrri, i njohur nga të gjithë si Dj Landi, lindi në Tiranë dhe prej afro 20-vitesh jeton në shtetin fqinj, Itali.

Emri i tij tashmë është kthyer në një personazh shumë të dashur për të gjithë shqiptarët e diasporës, të cilët e bëjnë pjesë në organizime të ndryshme kulturore apo koncerte të ndryshme.

Rolandi i është përkushtuar muzikës me pasion dhe këmbëngule të veçantë, çka e evidenton atë jo vetëm me kolegët vendas, por edhe te ata të shtetit tjetër që në këtë gjini arti kanë arritur maja europiane dhe më gjerë.

Është një ndjesi e jashtëzakonshme të jesh gjithnjë mes bashkëatdhetarëve duke u përcjellë muzikën dhe kulturën tonë në shumë qytetë të Italisë e jo vetëm, shprehet ai ekskluzivisht për albspirit.

Please follow and like us: