Albspirit

Media/News/Publishing

PËRFUNDON ME SUKSES PROJEKTI “TË NJIHEMI NËPËRMJET GJUHËS ANGLEZE”, MES STUDENTËVE TË KOLEGJIT AAB DHE “WESTERN GALILEE COLLEGE”

12 Janar 2023

Nën udhëheqjen e profesoreshës të Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, Eriona Ajvazi dhe profesoreshës nga “Western Galilee College” Izrael, Samia Said, ka përfunduar me sukses projekti që përfshinte ligjërata javore mes studentëve të dy institucioneve arsimore.

Këto ligjërata kishin për qëllim të frymëzojnë studentët përmes ndërveprimit me dy kultura të ndryshme, duke e shndërruar kështu përvojën në një mundësi të të mësuarit. Ndër të tjera projekti ofronte zhvillimin e njohurive dhe aftësive multikulturore, por mbi të gjitha duke shërbyer si urë lidhëse mes dy vendeve.

Palët pjesëmarrëse ishin falënderuese për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa u pajtuan që ky projekt të vazhdojë edhe në semestrin tjetër të vitit akademik.

Përfundon me sukses projekti “Të njihemi nëpërmjet gjuhës angleze”, mes studentëve të Kolegjit AAB dhe “Western Galilee College”

Please follow and like us: