Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj: Apeli i Ermira Selimit për hapjen e bibliotekës në qytetin e Manastirit

Vajza në foto është Ermira Selimi e cila ka ndërmarrë një inciativë të vyer dhe kërkon përkrahjen tonë: Hapjen e bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit.
Një studente e thjeshtë e cila po lufton për mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Shqiptarët të copëtuar nga historia nuk mund të dorëzohen dhe të pranojnë humbjen e gjuhës së lashtë shqipe.
Ju ftoj të gjithëve të jepni kontributin tuaj. Një libër sjell ndryshim!
Sjell shpresë dhe sjell bashkimin më të ngushtë të shqiptarëve ndër vete!
Ne na copëtuan, por nuk na ndajnë e nuk na shuajnë dot.
Atje ku ka shqiptarë ka domosdoshmërisht dhe shqip!

 

Please follow and like us: