Albspirit

Media/News/Publishing

Procesverbali i Komitetit Qendror të PPSH pas arratisjes së Kadaresë

 

Pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990, do ishte ikja e Ismail Kadaresë me 24 tetor të po atij viti, që do trondiste themelet e regjimit komunist. Nëpërmjet valëve të radios “Zëri i Amerikës”, në edicionin e lajmeve të orës 18:00, drejtuesi i seksionit shqip, Elez Biberaj dha njoftimin se shkrimtari Ismail Kadare kishte kërkuar azil politik në Francë. Menjëherë pas këtij njoftimi ai u lidh drejtpërdrejt me shkrimtarin, me të cilin zhvilloi një intervistë disaminutëshe. Aty Kadare shpjegoi arsyet pse e kishte ndërmarrë atë veprim. Sipas tij, një nga këto arsye ishte politika që po ndiqte Tirana zyrtare dhe deklaroi se do të kthehej në Shqipëri vetëm kur të vendosej një demokraci e vërtetë. Dy javë pas kësaj ngjarje, në Tiranë propaganda kishte ndezur motorrët dhe ky lajm që cilësohej më së shumti tradhëti diskutohej gjerësisht. Madje mbledhja e plenumit të 12-të të Komitetit Qendror të PPSH më 6-7 nëntor 1990, u fokusua në diskutime pikërisht rreth arratisë së Kadaresë dhe intervistës së tij në Zërin e Amerikës. Vlen të veçohet aty epiteti “jashtëqitje” që iu bë Kadaresë, nga struktura të kupolës së lartë të PPSH dhe të Sigurimit të Shtetit. Po nga kush u përdor ky cilësim? Nga një prej regjizorëve më të njohur të kinematografisë, Dhimitër Anagnosti. Duke iu referuar atyre çfarë ka thënë Ramiz Alia në pleniumin e KQ të PPSH mësojmë: “Ja, sot lexova një intervistë që Dhimitër Anagnosti i kishte dhënë “Figaros”. Kishte folur shumë mirë, e kishte interpretuar shumë drejt çështjen e Ismail Kadaresë. Arratisjen e Ismail Kadaresë, – ishte shprehur, – e quajnë  jashqitje. Kishte thënë që procesi i zhvillimit e i demokratizimit në Shqipëri po ecën normalisht dhe se Ismail Kadareja i kishte të tëra kushtet e gëzonte të tëra të drejtat e liritë në Shqipëri. Rruga që zgjodhi ai nuk është e drejtë, nuk e çon përpara demokratizimin e përparimin e atdheut, është krejt në kundërshtim me konceptin e intelektualëve tanë e të tjera, e të tjera. Pra, nuk është gabim t’u japësh intervista të huajve, por problemi është se çfarë thua, si i interpreton problemet që kemi sot”, shprehet ish-presidenti i fundit komunist. Më poshtë mund të lexoni të gjithë procesverbalin e mbledhjes, ku Kadareja është përsonazh kryesor në debatet e kupolës komuniste.

Please follow and like us: