STUDENTËT E KOLEGJIT AAB NË KAMPUSIN E GJAKOVËS, MBAJNË LIGJËRATË VIRTUALE ME PROFESORESHËN NGA AMERIKA
24 Janar 2023
Me ftesën e profesoreshës së Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Eriona Ajvazi, është mbajtur ligjëratë virtuale me profesoreshën amerikane, Loren Lee Chiesi, e angazhuar në Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durrës. Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të kampusit të Gjakovës morën pjesë në këtë ligjëratë, ndërsa nga profesoresha amerikane u prezantua terminologjia e re në fjalorin e gjuhës angleze, në kuadër të zhvillimit të trendeve dhe rrjeteve sociale.
Në fund u parashtruan pyetje nga studentët, të cilët bashkë me profesoreshën Eriona Ajvazi, ftuan profesoreshën nga Amerika të vizitojë Kolegjin AAB, për të diskutuar edhe më gjerësisht për tema të tilla.
Please follow and like us: