Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet nga qeni, bie nga kali dhe vdes kolonjari

Një i moshuar në Kolonjë ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga kali. Mësohet se viktima është 72 vjeçari Ilia Lako. 72-vjeçari ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen.

Njoftimi i policisë:

Bie nga kali, gjen vdekjen i moshuari në Kolonjë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen. Për pasoja i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.

Please follow and like us: