Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Shpalosni dëshirat me mendje dhe zemër!

“Bashkëveprimi ndërmjet fushës elektrike të syrit të tretë dhe fushës magnetike të zemrës, mundëson manifestimin e dëshirës“, Vlora Obertinca.

“Rruga e realizimit të çdo gjëje në jetë na është transmetuar në mënyrë të gabuar, qoftë edhe nga vetë prindërit dhe mësuesit tanë. Kjo vjen sepse as ata vetë nuk e kanë ditur. Por sot shkenca e neurologjisë amerikane ka shkuar aq larg sa që mund të mat edhe fusha elektrike dhe fusha magnetike në trupin tonë.

Kur ne e lirojmë një mendim apo skenari nga mendja jonë për një dëshirë të parealizuar, duhet ta besojmë atë pa kushte sikurse të ishte tanimë e realizuar. Me mendje e lirojmë, ndërsa me zemër e tërheqim, që do të thotë se mendja disponon me fushë eletrike, ndërsa zemra me fushë magnetike.

Madje nuk do të çuditeshim sikur në të ardhmen të zbulojnë shkencëtarët që trupi i njeriut mund të reprodukojë edhe energji elektrike me voltazhe të larta, aq sa të jenë burim i pashterrshëm i transmetimit të energjisë elektrike. Qenia e njeriut është një mister me shumë thesare të pa zbuluara.

Andaj besoni në aftësitë e juaja nga gjeniu dhe manifestoni dëshirat e kahmotshme me mendje dhe zemër”.

Please follow and like us: