Albspirit

Media/News/Publishing

AMBASADORI I TURQISË NË KOSOVË SH.T SABRI TUNÇ ANGILI ME LIGJËRATË SPECIALE NË KOLEGJIN AAB

2 Maj 2023

Studentët e Kolegjit AAB, patën mundësi të mësojnë më shumë rreth politikës së jashtme të njërit prej vendeve më me ndikim në Ballkan, Turqisë. Ishte ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, i cili mbajti ligjëratë për studentët duke folur më shumë rreth politikës së jashtme.

Për shkak të zhvillimeve të fundit gjeopolitike, ambasadori turk tha se shtetit i duhet të ridefinojë raportet me Rusinë. Në anën tjetër, nikoqiri i kësaj ligjërate, profesori Nexhmedin Spahiu theksoi rolin që kishte Turqia në zhvillimin e Kosovës, sidomos në lobimin për njohjen e shtetësisë.

Ardhja e ambasadorit turk në Kolegjin AAB ishte pjesë e takimeve të rregullta dhe ligjëratave të ambasadorëve të ndryshëm me studentët.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë Sh.T Sabri Tunç Angılı me ligjëratë speciale në Kolegjin AAB

Please follow and like us: