Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Mbi qetësinë e mendjes dhe shpirtit njerëzor

 

“Ndërdija jonë është sensori më i mirë pēr të zbuluar përmbajtjen e energjisë rreth nesh”,  Dr. Vlora Obertinca.

 

Është gati e pa mundur të kalojmë një ditē të tërë e mos të hasim në njerëz të shqetësuar me problemet dhe ngjarjet e ndryshme të jetës së tyre të përditshme.

Duke qenë që qenia njerëzore është një sistem i hapur me një antenë qē dërgon dhe pranon informata nga rrethi, ne jemi të prirur që në ndërdijen tonë të pranojmë shpeshherë informata me energji negative tē cilat nuk na përkasin ne fare.

Të dashurit e mi, kur hasni në zënka, mosmarrëveshje dhe situata të huaja, të pakëndshme dhe zëri i juaj i brendshëm ju thotë të rrini larg, dëgjojeni sepse ky ështē zëri i këshilltarit më të mençur brenda jush që është ndërdija juaj!

Mos importoni probleme të huaja sepse duke u munduar të ndihmoni një ngjarje të huaj, ju futeni në problemet e huaja pa asnjë përfitim, madje me gjithë dashamirësinë që keni, mund të përfundoni si të urryer.

Ruani energjinë tuaj pozitive me stabilitetin tuaj emocional dhe mendor, duke e shfrytëzuar për të bërē gjëra që ju bëjnë të ndjeheni mirë, e me këtë ju gjeni qetësinë e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Secili njeri duhet t’i dalë zot problemeve të cilat i krijuar vetë me mendjen e tij. Ne nuk mund të mendojmë në vend të tjetërkujt.

Ai që sheh punët e veta, është njeriu më i lumtur në botē!

Please follow and like us: