Albspirit

Media/News/Publishing

FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE ME 2 QERSHOR ORGANIZON KONFERENCËN E DYTË SHKENCORE STUDENTORE “DIGJITALIZIMI 4.0”

2 Maj 2023

Me datën 2 qershor 2023 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB do organizoj konferencën e dytë shkencore studentore “Digjitalizimi 4.0”. Kjo konferencë do jetë një mundësi për të nxitur kërkim shkencor, por edhe diskutimin akademik mes komunitetit të studentëve. Andaj, inkurajojmë studentët nga të gjitha programet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në bashkëpunim me profesorët e tyre, të aplikojnë me punime në këtë konferencë.

Data të rëndësishme për konferencën:

  • Dërgimi i abstraktit: 20.05.2023
  • Njoftimi i pranimit të abstraktit: 21.05.2023
  • Dërgimi i punimit të plotë: 24.06.2023

DETAJE TJERA TË RËNDËSISHME:

Fokusi i konferencës do jetë në këto tematika:

  • Programim
  • Sistemet e informacionit
  • Telekomunikacion
  • Intelegjenca Artificiale
  • Data Science
  • Machine Learning
  • Siguria Kibernetike

Abstraktet e punimeve të përzgjedhura nga komiteti shkencor i konferencës do të botohen në librin e abstrakteve me ISBN dhe pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike me 2 qershor organizon konferencën e dytë shkencore studentore “Digjitalizimi 4.0”

Please follow and like us: