Albspirit

Media/News/Publishing

NË KOLEGJIN AAB HAPET PËR HERË TË PARË QENDRA EDUKATIVE PËR ZHVILLIM DHE AFTËSIM PRAKTIK TË STUDENTËVE

2 Maj 2023

Në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB është bërë promovimi i Qendrës Edukative për Zhvillim dhe Aftësim Praktik të studentëve. Dekanja e këtij fakulteti Saranda Shatri, potencoi rëndësinë e madhe që ka kjo qendër, e cila do të shërbej për të realizuar zhvillimin dhe aftësimin praktik të studentëve. Te pranishëm në hapjen e qendrës ishte prof. Fadil Latifi dhe studentët e vitit të tretë nga ky fakultet.

Kjo qendër do të jetë multifunksionale, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe zhvillimit të metodologjive bashkëkohore për realzimin e pjesës praktike në kuadër të shumë lëndëve në programin Përkujdesje dhe mirëqenia e fëmijëve, njëkohësisht do të realizohen edhe aktivitete me karakter profesional.

Në Kolegjin AAB hapet për herë të parë Qendra Edukative për Zhvillim dhe Aftësim Praktik të studentëve

Please follow and like us: