Albspirit

Media/News/Publishing

PËRFAQËSUESET E “KIDS ACADEMY” MBAJNË LIGJËRATË PËR STUDENTËT E KOLEGJIT AAB

2 Maj 2023

Dy përfaqësueset nga institucioni parashkollor “Kids Academy” Laureta Isa Shala dhe Finesa Hiseni, kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB. Tema e kësaj ligjërate kishte të bënte me “Edukimin e hershëm të fëmijëve”, ku u përmendën metodat të cilat ka zgjedhur ky institucion të praktikojë. Ato treguan në detaje se cilët hapa duhet ndjekur në mënyrë që edukimi i fëmijëve të jetë adekuat, për të formuar një personalitet të qëndrueshëm pasi edukimi i tyre rrjedhimisht nënkupton themelin e një shoqërie.

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë patën pyetje për dy përfaqësueset, ndërsa u njoftuan edhe për mundësinë që kanë në realizimin e praktikës në këtë institucion, sipas marrëveshjes që ka Kolegji AAB me “Kids Academy”.

Please follow and like us: