Albspirit

Media/News/Publishing

DEGA E KOLEGJIT AAB NË FERIZAJ NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME DY SHKOLLA TË GJUHËVE TË HUAJA

3 Maj 2023

Dy marrëveshje janë nënshkruar mes degës së Kolegjit AAB në Ferizaj dhe dy shkollave private të gjuhëve të huaja nga kjo komunë. Njëra nga marrëveshjet u nënshkrua me qendrën e gjuhëve të huaja dhe trajnimeve APP, e përfaqësuar nga drejtoresha Erzana Karaliti Dërguti, ndërsa tjetra me shkollën e gjuhëve të huaja e përfaqësuar nga Armend Bytyqi.

Drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Lulzim Shabani, falënderoi dy shkollat për mundësinë që do iu ofrojnë studentëve për ta kryer praktikën profesionale, teksa shtoi se këto marrëveshje krijojnë hapësira të reja për studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze deri në punësim.

Dega e Kolegjit AAB në Ferizaj nënshkruan marrëveshje me dy shkolla të gjuhëve të huaja

Please follow and like us: