Albspirit

Media/News/Publishing

FAKULTETI I GJUHËS ANGLEZE, PJESË E KONSULTIMEVE ME TË RINJTË NGA UN WOMEN ALBANIA DHE UN WOMEN KOSOVA

4 Maj 2023

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, morën pjesë në konsultime me të rinjtë e tjerë  nga UN Women Albania dhe UN Women Kosova, në kuadër të projektit “Rinia për Përfshirjen, Barazinë dhe Besimin”, i financuar nga UN Peace Building Fund.

Gjatë këtyre konsultimeve u shkëmbyen idetë dhe perspektivat e të rinjve në lidhje me adresimin e pabarazive dhe ndryshimin e normave dhe stereotipeve gjinore.

Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjit AAB çdoherë është pjesë e aktiviteteve që për bazë kanë progresin e shoqërisë, të drejtat e tyre dhe problemet me të cilat grupe të caktuara përballen.

Fakulteti i Gjuhës Angleze pjesë e konsultimeve me të rinjtë nga UN Women Albania dhe UN Women Kosova

Please follow and like us: