Albspirit

Media/News/Publishing

DITA E DYTË E KONFERENCËS SË STUDIMEVE GJINORE – ZHVILLOHEN SEMINARE, TRYEZA TË RRUMBULLAKTA E LIGJËRATA TË VEÇANTA

6 Maj 2023

Dita e dytë e Konferencës së Studimeve Gjinore ka qenë përplot aktivitete të cilat ndërlidheshin edhe me studentë nga fakultete të ndryshme.

Së pari për një ligjëratë speciale ishte e ftuar Blendë Pira, koordinatore e programit për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Iniciativën Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS).

Duke vazhduar më pas me një simulim rasti të dhunës në familje në sallën e gjyqit të Kolegjit AAB, me profesoreshën e Fakultetit Juridik, Ganimete Ismajli, dhe studentët e këtij fakulteti.

Dita e dytë e konferencës u përmbyll me një tryezë të rrumbullaktë ku studentët e Kolegjit AAB nga fakultete të ndryshme bashkëbiseduan e diskutuan rreth të drejtave të grave dhe studimeve gjinore.

Mbahet dita e dytë e Konferencës së Studimeve Gjinore – Zhvillohen seminare, tryeza të rrumbullakta e ligjërata të veçanta

#kolegji aab, #konferenca gjinore, #dita e dyte

Please follow and like us: