Albspirit

Media/News/Publishing

EKSPERIMENT SOCIAL REALIZUAR NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË PSIKOLOGJISË TË KOLEGJIT AAB

Në kuadër të konferencës për studime gjinore në Kolegjin AAB, absolventët nga Fakulteti I Psikologjisë kanë implementuar një eksperiment social me qëllim të ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e barazisë gjinore në shoqërinë tonë. Eksperimenti përfshiu 23 pjesëmarrës, ku dallimet gjinore jane vënë në pah në bazë të përgjigjjeve të pyetjeve, të ilustruara me lëvizje të caktuara.

Rezultatet e eksperimentit kanë treguar dallime në përgjegjësitë e marra dhe pavarësinë financiare, gjë që është elaboruar tutje me studentët nga Departamenti i Gjuhës Angleze, Ekonomikut dhe Administratës Publike.

Për të parë eksperimentin, këtu gjeni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=W8cieiOCOSw

Please follow and like us: