Albspirit

Media/News/Publishing

PROFESORI I KOLEGJIT AAB, LIGJËRATË PËR STUDENTËT E KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

8 Maj 2023

Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Shkëlqim Miftari, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” në Tiranë, në Fakultetin e Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës. Miftari, gjatë kësaj ligjërate shtjelloi disa prej teknikave kyçe të sulmeve në aplikacionet e bazuara në web, duke trajtuar format e ndryshme të sulmeve dhe masat që duhet ndërmarrë si formë trajtuese dhe parandaluese.

Gjithashtu në këtë ligjëratë u përmendën edhe disa prej praktikave që ndihmojnë në zbulimin e rasteve të sulmeve në web.

Profesori i Kolegjit AAB mban ligjëratë për studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS”

Please follow and like us: