Albspirit

Media/News/Publishing

ZGJIDHET KRYESIA E RE E UNIONIT TË STUDENTËVE TË KOLEGJIT AAB

11 Maj 2023

Në Kolegjin AAB është bërë zgjedhja e kryesisë të Unionit të Studentëve, ku kryetar u zgjodh Gent Anadolli nga Fakulteti Ekonomik. Unioni ka zgjedhur edhe nënkryetarët për tre degët e Kolegjit AAB në përbërje të:

  • Donjeta Bajgora – nënkryetare e degës së Kolegjit AAB në Prishtinë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike,
  • Erviola Vogliqi – nënkryetare e degës në Ferizaj nga Fakulteti i Psikologjisë, Gresa Kurbogaj nënkryetare e degës në Gjakovë nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe
  • Genc Morina – sekretar nga Fakulteti i Administratës Publike.

Gent Anadolli që u zgjodh kryesues i këtij organi të pavarur për dy vitet e ardhshme, tha se pret realizimin e planeve që ndërlidhen me progresin e studentëve, ndërsa shtoi se nevojitet bashkëpunim nga të gjitha fakultetet bashkë me degët e Kolegjit AAB në komunat e tjera.

Zgjidhet kryesia e re e Unionit të Studentëve të Kolegjit AAB

Please follow and like us: