Albspirit

Media/News/Publishing

NË KOLEGJIN AAB FILLON JAVA NDËRKOMBËTARE E STAFIT – DITA E PARË SJELL PUNËTORI E AKTIVITETE TË SHUMTA

15 Maj 2023

Me titullin “Exploring Diversity” ka filluar Java Ndërkombëtare e Stafit në Kolegjin AAB ku përveç stafit nga ky institucion morën pjesë edhe stafi akademik e administrativ i universiteteve të ndryshme nga Belgjika, Shqipëria, Polonia, Austria, Lituania dhe Franca. Qëllimi i organizimit të kësaj jave është promovimi i idesë së ndërkombëtarizimit, rritja e mobilitetit të stafit dhe rrjedhimisht ndarja e praktikave më të mira.

Në ditën e parë pjesëmarrësit u njoftuan me njëri tjetrin përmes aktiviteteve të ndryshme, duke marrë pjesë aktivisht në punëtorinë rreth të kuptuarit e përvojës ndërkombëtare dhe faktorët që ndikojnë në kompetencën kulturore, gjersa patën rastin të prezantojnë institucionet e tyre para kolegëve dhe një grupi studentësh nga Austria.

Gjatë ditëve në vijim të Javës Ndërkombëtare të Stafit do të ketë diskutime, punëtori dhe shëtitje të ndryshme, që do i ndihmojnë pjesëmarrësit të njohin më mirë Kolegjin AAB, por edhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

Please follow and like us: