Albspirit

Media/News/Publishing

Nënndërgjegja, një pjesë e shkëlqyer e mendjes

Nënndërgjegja, një pjesë e shkëlqyer e mendjes.

Të lejon të kujtosh çdo lloj gjëje pa menduar!

Lidhur me çështjen sesi një frazë e thjeshtë e formuluar ndryshe mund “të krijojë më shumë ose më pak emocione brenda teje sot”, ndodh sepse fiksohet tek nënndërgjegja.

Si të kujtosh më shumë?

Si mund të hyjnë në nëndërgjegjen tonë zakone të fuqizuara?

Në vazhdimësi, ne kujtojmë…

-10% të atyre që lexojmë.

-20% të atyre që dëgjojmë.

-30% të atyre që shikojmë.

-50% të atyre që dëgjojmë dhe shikojmë.

E ke vënë re?!

Sa më shumë kupton pjesën më të madhe të shqisave, aq më shumë e kujton në nivelin e nënndërgjegjes!

Tani që e di këtë, bashko qëndrueshmërinë dhe përsëritjen të një fraze të thjeshtë çdo ditë, mëngjes e darkë, me lehtësi, pa stres dhe imagjino si mundesh lehtësisht të instalosh besime të fuqizuara në nënndërgjegjen tënde, në pjesën më të rëndësishme të trurit!

E bukura është se nuk mbaron këtu, është diçka që e kujtojmë më shumë se gjithë këto, madje arrin deri në 90%!!!

Janë dy veprime që rrisin kujtimin në masën 70% dhe 90%.

Besoje vërtet, ta dish mund të të ndihmojë vërtet në vendimet në të ardhmen!

Të kujtojmë…

-70% atë që themi.

-90% atë që bëjmë.

E kuptuat mirë?

Konkluzioni i parë që më vjen në mendje është: Që tani e tutje nëse do të bëhesh një balerin profesionist dhe të paraqitet një rast, shkoni jo vetëm të shikoni por edhe provojeni, provoni lëvizjet, hapat… bëje!

Duket budallallëk, por një tjetër shembull është kur mëson të ngasësh makinën: mënyra më e shpejtë dhe e frytshme nuk është të shikosh atë që bën instruktori, por të bësh atë që instruktori të mëson ta bësh!

Thuhet shpesh, vepro për t’ia dalë, shumë e vërtetë, më shumë vepro që të gjitha të hyjnë në nivelin e nënndërgjegjes, kështu që herën tjetër (nëse nuk kërkohet në atë moment) mund t’ia dalësh pa sforcim dhe me lehtësi!

Please follow and like us: