Albspirit

Media/News/Publishing

Një mendje e aftë për mirënjohje, është një mendje e madhe

Të shprehësh mirënjohje do të thotë veçanërisht të vlerësosh faktin që dikush ndryshe nga ty, e në një farë mënyre, është përgjegjës për mirëqenien tënde aktuale, komforte dhe të suksesshme. Nëse ti do merrje një dhuratë e nuk do shprehje asnjë tip falenderimi për këtë, mendon se kush të ka bërë dhuratën, do të donte të të bënte një tjetër? Ose kur jemi ne vetë që bëjmë një dhuratë, do na bëhej qejfi nëse do merrnim një shenjë mirënjohje, qoftë dhe për t’u siguruar që dhurata ka shkuar tek personi tjetër. Shpesh lind pyetja, ku ka shkuar mirësjellja për të thënë thjesht faleminderit. Mund të jetë e mjaftueshme edhe një email shumë i thjeshtë falenderimi! Në fund të fundit, a nuk i mësojmë fëmijët që kur marrin një dhuratë duhet gjithmonë të falenderojnë?

Pra, nëse ne na bëhet shumë qejfi nga një shenjë e vogël falenderimi kur bëjmë një dhuratë, përse mos të gjejmë kohë për të shprehur të gjithë mirënjohjen tonë?

Është e rëndësishme të kultivojmë një sjellje mendore të mirënjohjes nëse duam të mbajmë hapur kanalin nëpërmjet të cilit Ligji i Tërheqies na bën të kemi të gjitha dhuratat tona.

Gjatë ditës, ndalesh ndonjëherë të vësh re të gjitha ato mrekulli të vogla që ndodhin vazhdimisht, apo ia atribuon të gjitha rastit dhe i degradon të gjitha si koinçidenca banale? Zgjohu! Koinçidencat nuk ekzistojnë! Fillo të vësh re e mbi të gjitha të vlerësosh shumë, të gjitha ngjarjet pozitive që të pasurojnë jetën çdo ditë. Një seri semaforësh jeshilë, një vend parkim i lirë, të takosh një mik që nuk e sheh prej kohësh, të gjitha këto e shumë të tjera u ndodhin rregullisht të gjithë personave të fokusuar mbi “pozitiven”.

Lejomë të citojmë një frazë të Thomas Secker: “Ai që është mirënjohës për gjërat banale, do shijojë shumë gjëra të rëndësishme. Një mendje e aftë për mirënjohje, është një mendje e madhe”. Sa e vërtetë është kjo? Mos lini mënjanë të gjitha ato suksese edhe pse të vogla ndodhin në jetën tuaj çdo ditë.

Përpiqu të mbash gjithmonë një sjellje mirënjohjeje dhe zbulo gjithë të bukurën që është aty e të pret për të të bërë akoma më shumë të lumtur ditë pas dite.

“Kur mirënjohja tejmbush zemrën që është e mbushur, e merr frymë e lirë dhe pastër për përfitimet e marra, parajsa e merr këtë mirënjohje dhe dyfishon të gjitha bekimet e tij”. Kjo frazë e George Lillo, dramaturg nga të parët në vitet 1700, duket një përmbledhje efikase e të gjithave atyre që kemi thënë. Ji mirënjohës për gjërat e vogla dhe fillo të marrësh të gjitha ato që do!

Please follow and like us: