Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Si vajti kjo punë kështu?

 

 

Si vajti kjo punë kështu?

Erdha unë tek ti,

apo erdhe ti tek unë?

 

Sa herë mendimit i kisha vënë fre,

doja ta ndalja,

por ai fluturoi mbi re…

 

E shoh në liri,

e me vete qeshem,

ta zë, a të mos e zë?

Por ndjej se nuk i vë dot fre!

 

Udhëto pra në liri,

se vlerën e saj fort mirë e di,

liri e mendimit,

shkon e vjen sa tek unë, sa tek ti…

15 Maj 2023.

Please follow and like us: