Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Kur hynë këta!

A ju kujtohet kur hynë?
Kështu si sot… E për shka të votojmë? – Shumicën e rinisë shqiptare sot as nuk dijmë ku e kemi… Janë ma shumë se një milion djelm’ e vajza të reja që
kanë lane Shqipninë e ndoshta, pergjithmonë!
A ju kujtohet kur ikne?
Kështu si sot… Tash 33 vjet veteë mendohet si me ikë nga Atdheu!
E për ata që nuk mendojnë ashtu, sigurimi i shtetit organizon vrasjen e tyne ose zhdukjen me mjetet ma të sofistikueme e t’ ulta shtetnore.
A kujtoheni për kë po punojnë patronazhistët, sigurimcat dhe vllavrasësit?
Detyra kryesore e tyne asht shpopullimi i Shqipnisë, vorfnimi i saj dhe me anën e korrupsionit t’ organizuem që nuk asht tjetër vetëm hajni politike
dhe ekonomike e organizueme, mbi popullsinë deri në fukurallek ekstrem.
E kush e drejton këtë korrupsion?
Klasa ma e nalta politike dhe shtetnore, kasaforta e hajdutëve kriminelë. Shitblersja e votave e praktikueme tash sa vite për me sjellë katastrofat dhe
ngjarjet elektorale të sotme, që po punon vazhdimisht për zhdukjen nga harta të Shqipnisë, tue i shërbye serbëve, turqve e grekve antishqiptarë.
Tradhëtarët e Atdheut sot kanë të gjithë frenat e shtetit në duert’ e tyne, tue fillue nga ma të thjeshtat që i përdorin për largim popullate nga Atdheu.
Ruejtja e kësaj formë qeverisje që quhet monizëm, i ka kalue 80 vitet…
A ju kujtohet kur pleqtë tregonin për pushkatimet para Bashkisë në qytetin e Shkodrës në vitin 1945 nga komunistët? Asht fjala për “monistët” e sotëm.
A e dini se historia edhe përsëritet?
Asnjëherë mos e harroni thanjen e dalun nga dera e ”Balkanit Hapur”, prej drejtuesit njohun Edi Rama: ”Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma”!
Mundonju me sjellë në kujtesë thanien ”Kur hynë këta”!
Melbourne, 16 Maj 2023.

Please follow and like us: