Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Frekuenca e falenderimit, e njëjtë si ajo e dashurisë…

Çdo gjë që prekim me dorë dhe çdo gjë që nuk e prekim, por vetëm e ndiejmë nëpërmjet shqisave, ka frekuencën e vet të dërgimit dhe të pranimit të informatave, si dhe inteligjencën e vet si një entitet i gjallë, sikurse edhe vet njeriu, sepse të gjitha janë gjallesa të tipave të ndryshme, që vijnë nga një burim i përbashkët i energjisë universale. Andaj shumë lehtë këto gjallesa apo qenie pranojnë frekuencën e falenderimit, madje në përmasa të njëjta sikurse frekuencën e dashurisë…

Gjithmonë duhet ta duam dhe ta pranojmë veten ashtu siç jemi dhe të mos e kritikojmë veten tonë në asnjë moment, sepse secili prej nesh është një enciklopedi unike në Univers dhe secili bart në vetvete aftësi të fshehura, që i janë përcaktuar për një mision të shenjtë me ardhjen e tij në këtë jetë…

Ne duhet të jemi të lumtur që frymojmë dhe jetojmë dhe në asnjë moment të mos lejojmë të rrëmbehemi nga mendime dhe ndjenja negative, sepse ato janë aq të shpejta, saqë mund të na nxjerrin shumë shpejt nga ekuilibri i jetës së lumtur.

Andaj, mos i lejoni as kritikat, as mendimet negative t’iu marrin frymën, qoftë kur vijnë nga ju apo nga kushdo tjetër. Në ato momente aktivizoni mekanizmin mbrojtës, të quajtur falenderim, duke ikur nga një situatë e tillë e pakëndshme dhe qëndroni në gjendje falenderuese sa të mundeni, derisa ta ndieni thellë në zemër rezultatin e falenderimeve, sepse të gjithë ne kemi pse të jemi falenderues çdo ditë të jetës sonë.

Fragment nga libri i autores me titull “Vera e shpirtit”.

Please follow and like us: