Albspirit

Media/News/Publishing

Ne jemi dashuri, nëse lejojmë që ajo të rrjedhë brenda nesh

Foto ilustruese

 

Çfarë është spiralja e emocioneve? Ajo përfaqëson rrjedhën natyrale të zgjerimit që ndjekin emocionet e jetës sonë e që na tregon në këtë mënyrë mundësitë të bashkëkrijojmë realitetin, të përjetojmë marrëdhënie të dobishme, të krijojmë një raport të mirë me veten dhe ekzistencën. Spiralja e emocioneve flet për një pafundësi mundësish, mirëqenieje, shprese, dashurie dhe gëzimi, sepse fjalët që të gjithë ne duam të dëgjojmë, e janë të rëndësishme për t’u kujtuar, janë fjalët e shpresës, gëzimit, besimit. Si për shembull: “Shkon gjithçka mirë”, “Po shkon super”,” E dua veten”,”Të kam xhan”, “Besoj në atë që ndjej”, “Jepi, mund t’ia dalësh”.

Jo gjithmonë, megjithatë, arrijmë të themi këto fjalë. Përse?

Kemi frikë se nuk është kështu, se tjetri nuk do i përgjigjet me të njëjtën mënyrë ose mund të dukemi keq, të jemi shumë entuziastë ose të ekspozohemi shumë. Kështu tradhëtojmë veten tonë, meqë evitojmë ose zvogëlojmë emocionet që na bëjnë të ndihemi mirë e na ushqejnë, sepse ushqimi ynë parësor është dashuria. Kur e mohojmë, krijojmë një “spirale” që mbyllet në vetvete, e përbërë nga armiqësi, stres, dyshim dhe pamundësi. E gjitha kjo vjen sepse nuk jemi të sigurt në vetëvete, në atë që ndjejmë, në dëshirat tona.

Shumë steriotipe si: “Nuk mund të kesh gjithçka në jetë, duhet të kënaqesh me ato që ke”, nënvizojnë pamundësinë e disa gjërave dhe duhet të kënaqesh në marrëdhëniet në punë e me gjithë të tjerat. E nga frika se mos nuk pranohemi nga të tjerët, bëhemi njësoj me të njëjtat mendime, duke humbur pamjen tonë. Rezultati është se nuk e rigjejmë veten, e kuptojmë që kemi bërë tonin mendimin e të tjerëve dhe nëse shkon mirë, pyesim: “Cili është mendimi im?”… Në shumicën e rasteve as që pyesim, ose nuk e bëjmë dot diferencën.

Vetëm duke e ditur kush jam, kush janë talentet dhe dëshirat e mia, mund t’i kërkoj diçka jetës, në të kundërt i besoj shansit, duke marrë atë që kalon në televizorin e jetës, pa e pyetur veten nëse është kjo ajo që duam.

Si mund të drejtohemi drejt vetes tonë? Nëpërmjet “sistemit të drejtimit emocional”. Emocionet që lindin sa herë që pyes veten “Çfarë është ajo që dua”, të çojnë drejt të vërtetës. Shpesh nuk janë gjërat ose marrëdhëniet për të ndryshuar, por sjellja që na ka çuar drejt tyre.

Të kultivosh një sjellje dashurie dhe vlerësimi, është rruga më e shpejtë e cila të sjell në kontakt me esencën e jetës, e cila është dashuri. Ne jemi dashuri, nëse lejojmë të rrjedhë dashuria brenda nesh… Si? Duke përdorur fjalë, mendime, emocione, sjellje e veprime që reflektojnë dashurinë.

Si të kuptojmë që po krijojmë mendime dhe emocione dashurie? Ndihemi mirë, të lirë dhe të gëzuar.

Dashuria është e kundërta e frikës: zgjeron, lejon, liron, dhuron. Në çdo moment krijojmë një ose më shumë spirale në jetën tonë e na takon ne të vazhdojmë zgjerimin, plot dashuri dhe vitalitet sepse jemi këtu për këtë: të manifestojmë dashurinë në të gjithë format e saj të pafundme.

Duke krijuar spirale të mundësive dhe mendime pozitive, i hapemi mrekullisë së jetës, sepse kur nuk shikojmë mrekullinë është sepse nuk shikojmë në drejtimin e duhur.

Please follow and like us: