Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Vatoci: Jo vetëm turp jo, por neveri!

Unë natyrisht që mundohem të jem në krahun e të drejtës e arsyes në reagimet e mia. Nuk më pengojnë as gjykimet e për më tepër paragjykimet. Kushdo më njeh e din se nuk jam strikt feministe ndonëse e mendoj që bota ka shkuar mbrapsht që nga epoka e lashtë kur Matriarkati (burri shkonte te shtëpia e gruas dhe ajo ishte zonjë shtëpie) u zëvendësua me Patriarkatin.

Që atëhere kanë kaluar shekuj. Bota iku përpara me ligje e kulturë. Ne fatkeqësisht jo vetëm ngelëm në patriarkatin e lashtë, por po ndërtojmë pikën e errët në perëndim sa i përket kriminalitetit ndaj vajzave e grave. E kjo jo vetëm në Atdhe ku kërcet çdo ditë plumbi, thika, sopata e lopata në kokat e nënave në sy të fëmijëve e vajzave, por dhe në perëndim ku shqiptarët shkuan për jetë e civilizim më të mirë.

Ndaloni për hir të Zotit se vetëm Perëndia është zotërues e pronar i kozmosit dhe burracakët drogaxhinj, pijanecë e bixhozxhinj që marrin jetën e dhjetra grave e vajzave çdo ditë.

Por ju lutem më dëgjoni… jemi dhe ne stimuluese dhe inkurajuese në dhunën e vrasjen ndaj nesh. Sepse tolerojmë e nuk denoncojmë, ndaj kurrë të mos lejoni as fjalën e dhunës se fjala e toleruar përfundon jo vetëm në dhunë po dhe në vrasje!

Please follow and like us: