Albspirit

Media/News/Publishing

Henry Kissinger, diplomati më i madh i shekullit XX, mbush sot 100 vjeç

 

 

Saimir Z. Kadiu, enciklopedist

Henry Kissinger, i konsideruar si diplomati më i madh i shekullit XX mbush sot 100 vjeç!

Henry Kisinger ka lindur më 27 maj 1923 si Heinz Alfred Kissinger në Fürth, Bavari (Gjermani), në një familje me origjinë hebraike.

Familja e tij mundi të largohej nga Gjermania naziste në vitin 1938, në fillim në Angli dhe më pas në SHBA.

Nga 1,440 hebrej qe kishte Furth në vitin 1938, rreth 1,100 u zhduken gjate Holokaustit.

Djaloshi që në rininë e tij luante futboll me të rinjtë e skuadrës lokale SpVgg Fürth (asokohe tre herë kampione e Gjermanisë), në sajë të intelektit të tij të jashtëzakonshëm dhe vendit (SHBA) ku mendja dhe talenti inkurajohen, do të studjonte në Harvard dhe do të bëhej Sekretar i Departamentit të Shtetit në vitin 1973. Po atë vit ai ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqen.

Por kurrë nuk do të harronte ëndrrën e tij rinore për futbollin.

Megjithëse 89 vjec më 15 shtator 2012 ai do të ishte në stadiumin e Furth në debutimin e parë të skuadrës së tij të zemrës SpVgg Fürth në Bundesligën gjermane.

Në stadiumin Sportpark Ronhof Thomas Sommer në Furth ai ka një vend në tribunën qendrore ku nuk ulet njeri tjetër.

Kisinger është i famshëm edhe si “womanizer” në jetën e tij private.

Megjithëse i martuar dy herë: Nancy Maginnes (1974) dhe Ann Fleisher (1949 – 1964), ai ka patur shumë lidhje romantike, midis të cilave edhe me aktore të tilla si: Samantha Eggar (1972 – 1973), Jill St. John (1970 – 1973), Candice Bergen (1970), Joanna Barnes (1970 – 1972), Marlo Thomas, Barbara Walters , Elizabeth Taylor apo Gina Lollobrigida.

Please follow and like us: