Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Bule – Persefoni

Historiografia komuniste është një partiake e mbushur me propagandë – ende Historia e Shqipërisë -prandaj duhet pastruar.
Ajo ka shkruar vazhdimisht se janë varur nga gjermanët dy vajza në qendër të Gjirokastër, Persefoni Kokëdhima dhe Bule (Makbule) Naipi. Madje ka bërë edhe film për këtë. Ngjarjet janë të veçuara. Vajzat janë varur në një largësi prej një jave nga njëra-tjetra.
Sipas Kastriot Dervishit, mbështetur ne arkiva, prani gjermane apo pjesëmarrje e tyre nuk shihet fare. Është 100% punë shqiptare, brenda kontureve të luftës (civile) të asaj kohe. Zyra Politike e MPB-së ka këtë shënim:
“Vajza është ekzekutuar duke qenë e burgosur. Ky akt provokoi sulmin e 18-s për hakmarrje. Ekzekutimi është bërë nga xhandarmëria. 14.8.1944”.
Referohet se në mëngjesin e datës 16 korrik, në sheshin publik “Çerçiz Topulli”, është gjetur e varur e quajtuara Bule Baipi, vjeç 22, nga lagja “Dunavat”. E përmenduara bënte pjesë në çetat anarkiste. Në një informatë që kish Komanda e Xhandarmërisë së këtushme, rezultonte se e përmendura shpesh kthehej nga çetat komuniste në këtë qytet dhe merrej me shërbime të partisë. Pas disa ditësh është ekzekutuar.
“Ky ekzekutim është bërë kryesisht prej Komandës së Xhandarmërisë së Qarkut të këtushëm. Kundrejt këtij ekzekutimi, çetat partizane qenë të revoltuara dhe me sa është folur, thuhet se sulmi i datës 18 korrik të jetë bërë për hakmarrje të së përmendurës.
Prefekti
Vehip Runa
1944”.
Ky është një shembull se si komunistët e shdërruan një luftë civile në luftë “çlirimtare” për t’u renditur ndërkombëtarisht në forcat kundër nazizmit.
Please follow and like us: