Albspirit

Media/News/Publishing

Anglia, apel Kurtit: Largo policinë!

Sipas një statusi në Twitter nga Ambasada Britanike në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar ka bërë thirrje për largimin e trupave të policisë nga komunat në veri si dhe uljen e tensioneve mes palëve.

Mbretëria e Bashkuar e ka konsideruar një veprim jo të zgjuar shtimin e forcave të policisë në komunat në veri thuhet në deklaratë. Qeveria e Kosovës bën të ditur se në këtë takim kryeministri Kurti ka theksuar se veprimet e institucioneve të sigurisë synojnë zbatimin e ligjit ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Please follow and like us: