Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: FRANZ BEKENBAUER ASHT I PERJETSHEM

 

 

FRANZ  BEKENBAUER
(1945 – 2024)

 

Kujtojmë një nga figurat e papersëritëshme botnore të futbollit gjerman, të perjetshmin Franz Bekenbauer (11 Shtator 1945 – 8 Janar 2024).

Nuk besoj se ka Shkodranë mbi 75 vjeç që nuk e kujton këte emen?

Franz Bekenbauer ishte emni ma i njoftun dhe ma i dashtun per rininë e viteve 1960 – 1970, që ndiqnin sportin botnor të futbollit në Shkoder.

Gjithshka ndigjohej vetem nder lajmet e radios mbasi nuk kishim TV.

U mblidhshim tek shtëpija e Çobejve, ku në një dhomë të madhe aso kohe banonte Miku im Luigj Zef Gjeka, nipi i Pjeter Gjinit. E aty vijshin me pa disa ndeshje mjaft banues n’ atë shtëpi mikpritëse që kishte gjithmonë deren e hapun dykapakësh per miq’ e komshijë Harapët e Gurakuqët…

Njohësit e disa gjuhëve të hueja nga banorët e asaj shtëpi na e banin edhe ma të dashtun ambjentin mbasi na dukej se merrshim vesht ndeshjet. Ndersa ndeshjet e Ekipit Gjerman ishin të posaçme, se flitej edhe per ma të madhin lojtar të Botës Franz Bekenbauer. Ai njihej per ndeshjet me Bayern Munchen (1964-1977) ku ka fitue Kupën e Kupave (1967) tre Kupa Kampionesh (1974, 1975, 1976), 1 Kupë Ndërkontinentale (1976), 4 Tituj të Bundesligës (1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74) dhe 4 kupa të Gjermanisë (1965–66, 1967–68, 1968–69, 1970–71).

Ngulitja e disa prej këtyne ndeshjeve në kujtesen tonë, ka ba që Ky Emen i Nderuem i Franz Bekenbauer të mbesin I Perjetshem!

Melbourne, 10 Janar 2024.

Please follow and like us: