Albspirit

Media/News/Publishing

Yzedin Hima: Çdo ditë humb diçka

rrugët e mia të hershme po kthehen në gjarpërinj të bukur
dëshirat e dhunuara janë ornamente në shpinën e tyre
e braktis lëkurën gjarpëri vizatimet mbeten art dhimbjeje
peng i jetës sime plagë e bukur në shpinën e gjarpërinjve
fluturon lart në kthetrat e shqiponjës dhe bie ylber
ne gojën e hapur të hardhucës së mahnitur nga lartësia
hardhuca është e lumtur se piu një ylber në pikën e vesës
e shtrirë në gur bënë një plazh estetik nën dritën e yjeve.
Please follow and like us: