Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Histori… 

 

Astrit Lulushi
Ishte një kohë në të cilën nuk ekzistonte gjë veç errësirës dhe një humnerë ujërash, ku banonin qeniet më të shëmtuara, të cilat ishin krijuar nga një parim i dyfishtë. Disa ishin të pajisur me dy krahë, të tjerë me katër dhe me dy fytyra. Ata kishin një trup, por dy koka.
Dualiteti është koncept tepër i lashtë. Vonë u krjua individualiteti. Figura të tjera njerëzore ishin me këmbët dhe brirët e një dhie; disa kishin këmbë kuajsh, ndërsa të tjerët bashkonin pjesën e pasme të një kali me trupin e një njeriu, në formë të hipocentaurëve. Atje rriteshin gjithashtu dema me koka njerëzish; dhe qen me trup peshku; kuaj edhe me koka qensh; burra, gjithashtu dhe kafshë të tjera, me kokat dhe trupat e kuajve dhe bishtin e peshqve. Me pak fjalë, kishte krijesa në të cilat kombinoheshin gjymtyrët e çdo lloji të kafshëve. Përveç këtyre, peshqit, zvarranikët, gjarpërinjtë, me kafshë të tjera monstruoze,  morën formën dhe pamjen e njëri-tjetrit. Nga të gjitha ato që u ruajtën përvijuan në tempullin e Belusit në Babiloni. Personi që i kryesonte ishte një grua me emrin Omoroka, që në gjuhën kaldease është Thalatth, Thalassa, Thellësia, Deti; por që mund të interpretohet në mënyrë të barabartë si Hëna. Gjithçka ishte në këtë situatë, kur Belusi (Zeusi, Zoti) erdhi dhe e ndau gruan, duke formuar tokën dhe qiellin.
Ky ishte përshkrim alegorik i krijimit në mitin babilonas.
Është aq i lashtë; ne kemi gërmuar vetëm sipërfaqen. Mungjojnë fakte, për pasojë kemi krijuar lidhje alegorike dhe me to fillojmë historinë e regjistruar.
Reth 30 vjet pas humbjes së Kserksit, babai i historisë Herodoti, i cili kishte udhëtuar shumë në tokat e barbarëve, si dhe në Greqi, vendosi të shkruajë për njerëzit e kohës së tij, për pasardhësit, dhe ngjarjet e luftës së madhe. Ai u përpoq të përshkruante sa më të plotë serinë e gjatë të ngjarjeve, shkak pas shkaku, pasojë pas pasojëje, të cilat kishin çuar në katastrofën përfundimtare.
Herodoti filloi nga fillimi i historisë, nga lufta e Trojës. Sepse ai pa se Ngjarja e Madhe e kishte vërtet origjinën e saj përfundimtare në fundet më të largëta të kohës, kur qytetërimet e lashta të Mesdheut Lindor evoluan për herë të parë nga kaosi; dhe popujt e tokës së Nilit, të Azisë Perëndimore dhe të Egjeut ranë në kontakt me njëri-tjetrin.
Kështu Herodoti tregoi gjithçka që dinte për popujt e Egjiptit, Babilonisë, Persisë dhe gjithashtu Skithisë, dhe synoi të tregonte edhe historinë e Asirisë. Ai u përpoq të gjurmonte kontaktin e parë të popullit të tij helen me këta “barbarë” dhe të identifikonte këtë apo atë element të kulturës që grekët e tij – si më të rinj si komb sesa orientalët – ia detyronin qytetërimin e tyre. Herodoti mblodhi së bashku të gjitha fijet e tregimeve, ashtu si Kserksi mblodhi popujt së bashku, për historinë e fundit të përplasjes Lindje – Perëndim. Duke u marrë me historinë e hershme të Greqisë, Herodoti u hodh në errësirë, sepse, megjithëse kishte në dorë të gjithë larminë e legjendës helene, ai nuk kishte njohuri për historinë reale të zhvillimit të parë të qytetërimit.
Priftërinjtë egjiptianë mund t’i tregonin Herodoti historinë e Keopsit, por asnjë grek nuk ishte në gjendje t’i tregonte historine e njerëzve të fortë që jetuan para Agamemnonit. Kjo mund arrihet një ditë, kur të lexohet shkrimi minoan ashtu siç lexohen shkrimet i Egjiptit të lashtë. Zbulimi arkeologjik modern ka treguar zhvillimin e kulturës heroike, tani mund të gjurmohen me ato të vetë Egjiptit. Përtej Luftës së Trojës dhe përdhunimit fenikas të saj, historianët modern mund të gjurmojnë shkaqet e grindjes Lindjes – Perëndimit. Por deri 100 vjet më parë ne ishim po aq injorantë sa Herodoti, dhe ai, me historinë biblike të hebrenjve pranë, ishte i vetmi autoritet i besueshëm.
Kur mbretërit maqedonë u ulën në fronin e faraonëve dhe u bë modë të hetohej historia e kaluar e Egjiptit që ishte përfshirë dashje pa dashur brenda helenizmit, një prift i ditur i quajtur Maneth, “Dhurata e Thothit”, ose ndoshta “Dhurata e Butos” (Manutjo), u ngarkua nga Ptolemeu për të mbledhur gjithçka që njihej për analet egjiptiane dhe t’i përkthente ato në greqishten e asaj kohe. Kjo u bë, dhe deri në zbulimin e Gurit të Rozetës nga Champollion, puna e Manethos, gjysmë e shkatërruar siç është tani, e imituar dhe e ngatërruar nga brezat e kopjuesve injorantë, ishte, me përjashtim të skicave të Herodotit dhe Diodorit, autoriteti i vetëm mbi historinë e Egjipti. Një rol të ngjashëm në lidhje me historinë e Mesopotamisë luajti vepra e një prifti babilonas të quajtur Beros, i cili thuhet se ka qenë bashkëkohës i Antiokut II (250 p.e.s.). Ashtu si ajo e Manethos, vepra e tij është e njohur vetëm përmes punës së kopjuesve dhe hartuesve. Vepra e Manethos është vlerësuar ndryshe nga shkrimtarë të ndryshëm. Është shumë e vërtetë se gabimet e kopjuesve të tij kanë shkaktuar divergjenca të konsiderueshme në shumë raste për sa i përket kohëzgjatjes së mbretërimeve individuale dhe numrit të dinastive, por në përgjithësi duhet thënë se vepra e tij ka rezultuar jashtëzakonisht e dobishme. Ndarja në dinasti, që është ruajtur në formë pothuajse identike nga Julius Africanus, Eusebius dhe George Synkellos, formoi bazën e rregullimit nga Champollion dhe Lepsius të emrave të mbretërve aktualë që ishin gjetur nga shkenca e re e Egjiptologjisë, dhe vlen të përmendet se këta emra janë përshtatur në përgjithësi mirë në dinastitë egjiptiane. Numri i mbretërve në çdo dinasti është zakonisht i saktë, edhe nëse vitet e mbretërimit të tyre ndryshojnë në versione të ndryshme, madje edhe nëse shumat e përgjithshme shpesh mblidhet gabim; i vetmi gabim i dukshëm është në periudhën e ndërmjetme.
Për më tepër, në kufijtë veriorë dhe lindorë të sistemit të kulturës babilonase, kalojnë kombe të reja: Armenia e sunduar nga mbretër të fuqishëm; Kasitet e Zagrosit, gjuha e të cilëve duket se përmban elemente ndoshta më të vjetra të njohura të të folurit indo-evropian; Elamitët me gjuhë të çuditshme, gjithashtu, të ngjashëm me iranianët dhe semitët. A nuk na duket e jashtëzakonshme që popujve i lexohenjin shpalljet tregjuhëshe të Darius në gjuhët e tyre. Dhe kur lexojmë historinë e Egjiptit, të Babilonisë dhe të Persisë siç ndodhi në të vërtetë, dhe jo nga goja e interpretuesve grekë apo hebrenj, nuk habitemi aq shumë për keqinterpretimet dhe gabimet e udhërrëfyesve tanë të mëparshëm, por për faktin se ata ishin në gjendje t’i afroheshin të vërtetës aq sa bënë në të vërtetë. Në rastet e Egjiptit dhe Greqisë, njohuritë e reja na kanë kthyer në fillimet e gjërave, në ditët para historisë, por ky nuk është rasti me Babiloninë. Edhe me aq sa mund të shkojmë, rreth mesit të mijëvjeçarit të katërt p.e.s., ne jemi ende brenda epokës së historisë së njohur dhe mbishkrimet përmbajnë ende emra mbretërish dhe tempujsh që ne mund t’i deshifrojmë. Aq larg jemi nga arritja e ndonjë periudhe “parahistorike”, saqë në vend që të arrijmë fillimin e qytetërimit kaldeas, me sa duket kemi gërmuar vetëm deri në fundin e fundit të periudhës së hershme të tij; ne kemi arritur dhe kemi kaluar fillimet e sundimit semit në Mesopotami vetëm për ta gjetur veten dëshmitarë në këtë shtresë, shtresën më të lashtë të historisë së njohur të botës, fundin e fundit të kulturës parasemitike të cilës i detyrohej qytetërimi i Babilonisë. Këto dëshmi të barbarizmit njerëzor, të cilat gjetkë në botë i paraprijnë gjurmëve të qytetërimit, në Babiloni mungojnë; zor se një armë e vetme prej stralli dëshmon mjaftueshëm për ekzistencën e epokës së gurit.
Please follow and like us: