Albspirit

Media/News/Publishing

Arqile Garo: NË BREGUN E LUMIT

 

Në bregun e lumit,

me flokun  lëshuar,

tek mbyt dëshpërimin,

këngës ja merr shtruar.

 

Pa qeton dhe dallgët

lumë i turbulluar,

shfryn dertet e shpirtit,

tek ja kthen malluar.

 

Ngashërehet, qan,

zemr’ e përvëluar,

shkëlqen ai lot,

në syrin e shkruar.

 

Psherëtimë e shkretë,

gjoks i drithëruar,

si rrufe mbi retë,

me rrebesh trazuar.

 

Oh, ç’na ngushëllon,

moj qofsh e bekuar!

Këngën labërishte xhane,

kush ta ka mësuar?!

 

– Ma mësuan Zanat,

që lodrojnë ndër pyje!

Ma mësuan gjyshet,

që ndriçojnë, ndër Yje!

Please follow and like us: