Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Fije bari 

 

Një fije bari i tha një gjetheje

“Ti bën zhurmë kur bie
Tremb ëndrrat e mia”!
Gjethja e indinjuar i tha:
“Ti nuk jeton në ajër sipër
Të dallosh melodinë time”,
Dhe ra në tokë dhe fjeti.
Në pranverë u zgjua
Gjethja ishte bërë fije bari.
Kur erdhi vjeshta dhe
gjumi po e zinte,
pa gjethet që binin,
Dhe mërmëriti:
“O këto gjethet e vjeshtës
Bëjnë kaq shumë zhurmë,
Prishin ëndrrat e mia”.
***
Epoka ka kaluar,

Me agimin e parë, ata
U bënë të dukshëm
Kanë parë lindjen
Dhe ikjen e tyre
Janë ende të etur
Në botë të pashoq
Me duar të shtrira
Në gjysmë përqafim
Rehat s’gjejnë për dëshirën
Dhe shpresën e humbur.
Nga do të vijë flaka,
Po uji që ta shuajnë?
Natën mërmërisin,
midis detit e malit,
emrin e perëndisë

tre në një të vetëm.

Please follow and like us: