Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: MARGARITA

 

Në ç’stinë të njoha nuk e dita

Kujtim i largët, Margarita.

 

Te rrugē e vjetër psherëtita

Se dot s’të gjeta, Margarita.

 

Diku, një lule e ujita

Me ty në mendje, Margarita.

 

Shpeshherë pa ty sa u mërzita

Dhe ti s’e dite Margarita.

 

Ballkonit poshtë, shkoj përdita

E nuk tē shoh ty Margarita.

 

Ngadalë u plaka, shpejt u rrita

Një thinjë mban emrin: Margarita.

 

Në ç’jetë të gjej, të t’them: “të prita”

Sikur dhe ëndrrës, Margarita.

Please follow and like us: