Albspirit

Media/News/Publishing

Kolë Idromeno, shqiptari çam i Pargës që u bë “Mikelanxhelo” i Shkodrës

Me origjinë nga Çamëria dhe familje që vinte nga Arvanitasit e ishullit Hidro të Greqisë, ai i përkiste besimit ortodoks dhe erdhi në Shkodër nga Parga.
Idromeno shquhet si një nga artistët më polivalentë dhe të dalluar që ka dhënë Shqipëria. Si piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, instrumentist dhe kompozitor, ai ka lënë një gjurmë të thellë në kulturën dhe artin shqiptar. Ndër veprat e tij më të njohura përmenden “Motra Tone” dhe “Dasma Shkodrane”. Vepra e tij përfaqësuese, portreti i motrës Tone, tregon nivelin e lartë artistik dhe realist të Idromenos.
Piktura “12 luftëtarët e Pargës në lundër” shpreh lidhjen e thellë të Idromenos me paraardhësit e tij dhe përcjell një mesazh të fuqishëm për identitetin dhe rezistencën shqiptare. Në këtë pikturë, artisti përjetëson luftëtarët e guximshëm të Pargës dhe të gjithë Çamërisë, duke pasqyruar një histori të dhimbshme të detyrimit për largim nga tokat e tyre për shkak të mospranimit të identitetit kombëtar nën presionin e përkatësisë fetare. Kjo vepër si dhe të tjerat të Idromenos kanë një rëndësi të veçantë në historinë e artit shqiptar, duke pasqyruar jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm të artistit, por edhe thelbin e çështjeve kombëtare dhe sociale që kanë trazuar Shqipërinë ndër shekuj.
Please follow and like us: