Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: ADN-ja

Ludwig van Beethoven
Kohët e fundit, shkencëtarët kryen teste në disa mostra flokësh nga Ludwig van Beethoven. Për t’u siguruar që kampioni ishte autentik, ata krahasuan ADN-në e Beethovenit me atë të të afërmve të tij të ditëve të sotme – pasardhës nga vëllezërit e motrat e tij, pasi vetë Beethoven nuk la fëmijë.
Dhe gjëja interesante… ata e patën shumë të vështirë. Sepse diku përgjatë linjës familjare, kishte qenë një paraardhës i Bethovenit që ishte i huaj. Njeriu që nisi linjën e Beethoven-it nuk ishte paraardhësi aktual i Ludwigut – gjyshja ose stërgjyshja e tij kishin një lidhje dhe lindi një fëmijë të një burri tjetër, duke gënjyer për origjinën. Është shumë e trishtueshme se sa e zakonshme, në fakt, kur bëhet fjalë për studimin e ADN-së së njerëzve të mëdhenj në histori.
Pemët familjare gënjejnë. Gjenealogjia nuk është një shkencë ekzakte dhe burrat dhe gratë që ne mendojmë se janë paraardhësit tanë, shpesh nuk janë në të vërtetë paraardhësit tanë. E njëjta gjë ndodhi kur u testua ADN-ja e Richard III pasi u zbulua skeleti i tij – njerëzit janë të pabesë. Ata kanë qenë që në agim të kohës. Ne priremi t’i shohim kulturat e vjetra si më të shëndetshme, më besnike, dhe kjo është një gënjeshtër
Please follow and like us: