Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Euskara

“Guernica” e Pablo Picasso
Baskët dhe piktura e famshme “Guernica” e Pablo Picassos tregon shkatërrimin e këtij qyteti bask, gjatë Luftës Civile Spanjolle. Konflikti pothuajse çoi në zhdukjen e gjuhës së lashtë unike të rajonit, Euskara (zakonisht e quajtur “baske”), pasi diktatori spanjoll Francisco Franco ndaloi gjuhën lokale. Megjithatë, pas vdekjes së Frankos në 1975, Vendit Bask iu dha autonomia e tij (e kufizuar dhe gjuha e tij përjetoi një ringjallje.
Pra, nëse Serbia e ka humbur Kosovë, Spanja dëshiron që krahina Baske të mos ndjek shembullin e saj. Kjo është një arsye që Spanja nuk pranon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Sot ekzistojnë të paktën gjashtë dialekte baske, por shumica e folësve përdorin një dialekt modern të zhvilluar në vitet 1960. Euskara flitet nga 35% e popullsisë baske dhe mbetet një nga gjuhët më misterioze të Evropës.
Euskara është një “gjuhë e izoluar”, që do të thotë se nuk ka të afërm gjuhësor dhe është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër e folur që ekziston sot. Disa gjuhëtarë mbështesin hipotezën e substratit vaskonik, e cila sugjeron se baskishtja është i vetmi version i mbijetuar i një familjeje të lashtë të gjuhëve vaskonike – por gjuhëtarë të tjerë e refuzojnë këtë. Shumica e ekspertëve pajtohen që Euskara u zhvillua gjatë periudhës së neolitit (epoka e vonë e gurit) nga fermerë që ishin të izoluar gjeografikisht nga pjesa tjetër e Evropës nga vargmalet e Pyrenees në Spanjën verilindore dhe Francën jugperëndimore. Popullariteti i saj u zvogëlua pas ardhjes së gjuhëve romake dhe indo-evropiane (përkatësisht gjuhëve romane) rreth shekullit të dytë pes.
Sot misteri vazhdon. Një zbulim i kohëve të fundit i një amuleti të gdhendur 2,100-vjeçar nga Navarra në Spanjën verilindore (ku filloi gjuha baske) përmban një gjuhë vaskonike që mund të lidhet me Euskara. Fjala e parë e mbishkrimit, “sorioneku” ose “sorioneke”, është shumë e ngjashme me fjalën moderne baske “zorioneko”, që do të thotë “fat i mirë”, duke i bërë ekspertët të besojnë se ky amulet mund të zbulojë më shumë informacion rreth gjuhës enigmatike baske.
Please follow and like us: