Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati-Çmimi kombëtar “At Zef Pllumi” për publicistikë

Bashkia e Lezhës nën kujdesin e kryetarit Pjerin Ndreu organizoi edicionin e 8-te 2024 të konkursit letrar kombëtar “At Zef Pllumi”.

Çmimi letrar kombëtar “At Zef Pllumi” për publicistike iu dha publicistit Shaban Murati. Fituesit ia dorëzoi çmimin poeti dhe shkrimtari i shquar Rudolf Marku, i cili vlerësoi lart krijimtarinë e spikatun dhe figurën e autorit.

Në fjalën e tij të përshëndetjes Shaban Murati tha ndër të tjera:

“Ndihem i nderuar që mora një çmim, që mban emrin e madh të një publicisti të shquar, të një mendimtari të madh, të një iluministi të madh si At Zef Pllumi. Ndihem i nderuar që ky çmim vjen nga qyteti i Besëlidhjes së Lezhës, nga qyteti i pan-shqiptarizmit, që duhet të jetë flamur jo vetëm i besëlidhjes së vjetër, por edhe i besëlidhjeve të reja që ka nevojë kombi shqiptar”.

https://www.bulevardnews.com/2024/04/09/shaban-murati-cmimi-kombetar-at-zef-pllumi-per-publicistike/

https://www.botasot.info/kultura/2153543/shaban-murati-cmimi-kombetar-at-zef-pllumi-per-publicistike/

Please follow and like us: