Albspirit

Media/News/Publishing

Si më lindi ideja që ta përktheja librin “Vëllazëria hermetike e Egjiptit”?

Mevi Rafuna

Duke e lexuar këtë  libër të autorit Dr. David Harrison më shkoi ndërmend ta përkthej në gjuhën shqipe.

Për t’i dhënë lexuesit shqiptar dhe atyre të cilët janë të interesuar për dijen e lashtë mistike, një dritare sado të vogël në rrugëtimin drejt dijes…

Përveç një karakteri biblik dhe historik libri përmban në sfond figurën e Moisiut, atë të Faraonit dhe të Elias.

Në fund këtij libri ia bashkangjita edhe një artikull që flet për Masonerinë në Shqipërinë e Jugut në fillim të shek. XX.

Një listë e lozhave që jepen në këtë artikull duhet se patën ndikim në Kongresin e Manastirit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

Uroj që ky libër sado pak të jetë kontribues dhe frymëzues…

Faleminderit shumë Alfred Beka dhe Shtëpisë Botuese ‘’ Jakup Ceraja’’.

Please follow and like us: