Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Azi

Hititët, nga të citët ilirët dolën,  jetonin në pjesën lindore të Anadollit. Për një kohë ata zotëronin Trojën dhe hynë në luftë me Egjiptianët. Këta thonë se i mundën, po shkrimet e gjetura kohët e fundit tregojnë se pretendini faraonit Ramsey për fitore ndaj hititëve ishte vetëm propagandë, pasi egjiptasit u thyen keqas.
Hititët e quanin pjesën në veriperëndim të Anadollit, pranë Detit të Zi, “Assuwa”. Ata ishin në kontakt me mikeneasit të cilëve u pëlqeu emri dhe e quajtë të njëjtin rajon “Asiwija”. Ky emër u përhap në të gjithë Greqinë e lashtë ku u bë “Azi”.
Romakët e donin greqishten dhe e përdornin si lingua franca, kështu që edhe ata e quajtën Azi. Ndërsa latinishtja u përhap në Gali, ata filluan ta quajnë atë “Asie” dhe kur normanët pushtuan Anglinë, ajo u bë përsëri “Azi” në anglishten e mesme.
Por, gjatë të njëjtës periudhë, Azi u bë të nënkuptojë pothuajse çdo gjë në lindje të Kostandinopojës, e cila deri në zhvillimin e epokës së lundrimit në fund të shekullit të 15-të ishte pika kryesore e kontaktit midis Evropës dhe Azisë – pothuajse çdo gjë nga Kostandinopoja vinte nga “Orienti” (d.m.th. vendi ku lind dielli) kështu që e gjithë toka në lindje të Kostandinopojës u bë “Azi”.
Please follow and like us: