Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada Amerikane: SHBA mbështet profesionistët e drejtësisë që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar menjëherë përmes një postimi në platformën X, ku shprehet se mbështet dënimin që KPL u bëri këtyre sulmeve dhe shprehet se qëndron krahë profesionistëve të drejtësisë që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Please follow and like us: