Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Kallamata: Turbolinguistët shqiptarë s’janë vetëm

Turma e nacionalistëve dhe të shkarëve që diskutojnë qesim një fushë për të cilën nuk marrin vesh asgjë është e shumëllojshme…
Ja një postim nga më të rëndomtët në Facebook. Titullohet thjesht: Tableti Dispilio, Teksti më i hershëm i shkruar që njihet deri sot; Kostur, Greqi, 7260-5250 p.e.s., rreth 9000 vjet më pare.
Postimi ka marrë 8900 likes, dhe 1700 komente. Është shpërndarë nga 1500 drejtpërdrejt, pa llogaritur rishpërndarjet.
Megjithatë, më interesantë janë komentet. Ato shpalosin të gjithë arsenalin e budallallëkut nacionalist, që nga Ballkani e deri në Indi. Po përkthej disa prej tyre, pa u marrë fare me emrat:
“Objekt i shkëlqyer i Greqisë së lashtë. Falemnderit për postimin. Përshëndetje nga Maqedonia, Greqi”.
“Kjo ngjet shumë me hungarishten e vjetër”.
“Gërmat vijnë nga shkrimet e lashtë hungarezë”.
“Para 9000 vjetësh?! Vështirë ta besosh, kur dihet që raca njerëzore është vetëm 600 vjet e vjetër”.
“Qytetërimi i Danubit”.
“Shkrimet nga India, Tibeti dhe ca nga Egjipti janë më të vjetër”.
“Varr guri në Кам‘яна Могила të Ukrainës është djepi i qytetërimit njerëzor, 45000 deri në 22000 p.e.s.”.
“Duket si Hebraishte e vjetër dhe duhet të jetë më pak se 6000 vjet e vjetër”
“Shkrimet më të vjetra në botë janë greke. Kot flasin për fenikasit dhe budallëqet e tjera…”.
“Jo, nuk është ky teksti i pare. I pari fare është në BULLGARI, në Magura. Kjo s’është gjë fare”.
“Gjithë faktet historike që kanë lidhje me Armeninë janë fshirë ose zëvendësuar. Armenët janë po aq të vjetër, por asnjëherë nuk iu jep njeri hakun. Vetëm faktet e pamohueshme, por edhe ato injorohen nga media dhe shoqëria. Turqit ua kanë marrë të gjitha. Vjedhje kulturore, e quaj unë”.
“Krahasojeni me shkrimet e Lepenski Virit dhe ato të Vincës. Ato janë shumë më të vjetra se ky zbulim dhe në to do të gjeni një shpjegim të qartë për origjinën e personit që i ka gdhendur këto gërma”.
Ja edhe shqipot:
Kosturi është territory shqiptar. Është mbretëri Epiri, jo Greqi.
“Pellazgo-Ilir sot shqiptar si pasardhës të tyre”.
“Po fjalët Ilire të 9000 vjetëve të shkuara”?!
Pa dyshim nuk jemi vetëm. Turma e nacionalistëve që diskutojnë qesim një fushë për të cilën nuk marrin vesh asgjë është e shumëllojshme.
Please follow and like us: