Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Mundësia

Nga përvoja, të gjitha mjediset e zakonshme të jetës shoqërore janë të kota; përveçse kur mendja ndikohet prej tyre. Mund të kesh përfitime përmes famës dhe pasurisë. Por detyrohesh t’i braktisësh dhe të vihesh në kërkim të diçkaje ndryshe dhe më të mirë. Njeriu nuk ngopet kurrë; është në natyrën e tij.
Legjendat tregojnë për një mbret të tillë; dhe perëndia iu përgjigj duke ia kthyer në ar çdo gjë që prekte, edhe ushqimin. Dhe mbreti vdiq nga të pangrënët për shkak të manisë për pasuri.- kuptimi është se paratë e shpërdorura, të vjedhura, tê grabitura ose me korrupsion kurrë nuk gëzohen; pavarësisht se në ç’kohë fajtorët do të ndëshkohen.
Nëse vendosej në rastin e një lumturie, njeriu do ta humbiste; ndërsa do t’i kushtonte gjithë vëmendjen gjetjes së një lumturie më të mirë.
Sot njerëzit bëhen të pasur dhe gjoja të lumtur me llotari, spekullime në shitblerje e bursa; në Shqipëri edhe me korrupsion e vjedhje të fondeve të shtetit. I kemi parë, disa arrestohen e burgosen, të tjerë i ikin drejtësisë, por një ditë do t’i humbin të gjitha. Qëllimi dhe përpjekjet e tyre për t’u bërë të lumtur e të pasur me para të vjedhura a të pista shkuan kot.
Bota u bë me një pakicë të pasur, pak më shumë të mesēm dhe me shumicë të varfër. Në ndonjë vend shtresa e mesme, që mban barrën më të madhe të taksave, po i bashkohet shtresë së varfër ose po merr rrugën e mërgimit. Monopoli, veçanërisht në turizëm, duket hapur.
Me Pasurinë, Famën dhe Kënaqësinë mendja përvetësohet aq shumë sa ka pak fuqi për të reflektuar për ndonjë të mirë tjetër; mendja magjepset, sikur të kishte arritur lumturinë; pastaj pushtohet nga melankolia e skajshme, dhe fillon të shqetësohet dhe mpihet.
Fama, pasuria dhe nderet janë  shumë tërheqëse, veçanërisht nëse ato kërkohen thjesht për hir të tyre, Në rastin e famës, ajo konceptohet si e mirë, drejt të cilës shkojnë të gjitha veprimet. Më tej, arritja e pasurisë dhe famës nuk pasohen, si në rastin e kënaqësive, me pendim, por, sa më shumë fitohen, aq më e madhe është kënaqësia dhe, për rrjedhojë, aq më tepër njeriu nxitet për më shumë. Nëse shpresat zhgënjehen, zhyten në trishtim të thellë.
Kur njeriu sheh se të gjitha këto objekte të zakonshme ixhin pengesa në rrugën e kërkimit për diçka ndryshe dhe të re, pyet veten – A do të ishte më e dobishme të hiqja dorë nga një e mirë e sigurt për hir të diçkaje të pasigurt? Dhe arrin në përfundimin që tē braktisë objektet e zakonshme, dhe të futet në një kërkim të ri, për një të mire jo të pasigurt; por një të mire fikse, e mundshme për t’u arritur.

Please follow and like us: