Albspirit

Media/News/Publishing

Njerëzit që i duam shumë kemi tendencë t’i mbrojmë më tepër se ç’duhet

Dr. Vlora Obertinca

 

 

 

Sa herë që hasim në situata ku njerëzit e zemrës mund të cenohen në një mënyrë apo tjetrën, çuditërisht aktivizojmë me automatizëm mekanizmin tonë mbrojtës. Nganjëherë e pyesim veten, pse duhet t’iu dalim të tjerëve në ndihmë, pse ne duhet të jemi gjithmonë ata ushtarët e shkathët në linjën e parë të frontit, pse ne duhet të marrim hidhërimet e tjerëve, e mbi të gjitha pse ata që i mbrojmë e marrin atë veprim si të qenë dhe nuk e vlerësojnë dashurinë dhe kujdesin që ju dhurohet pa u munduar dhe pa paguar asgjë?

Çdo energji që e lirojmë ajo kthehet tek ne. Kështu thotë ligji universal i dhënies dhe marrjes së barabartë. Që do të thotë, atë që e bëjmë për dikë, ajo na kthehet neve.

Të dashurit e mi, nëse keni afër vetes njerëz që ju mbrojnë dhe ju dhurojnë dashuri pa kushte, ruani këta njerëz si sytë e ballit sepse njerëz të tillë sot kanë mbetur shumë pak. Këta janë njerëz që nuk blihen as nuk shiten me para dhe si lum ata që i kanë!

Please follow and like us: