Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Kadare: Letërsia ishte ajo që më çoi drejt lirisë


Ambasada e Shqipërisë në Francë


“Letërsia ishte ajo që më çoi drejt lirisë dhe jo liria drejt letërsisë. Unë nuk e njihja lirinë kur fillova të shkruaj. Liria ime ishte letërsia”, pohonte Ismail Kadare në vjeshtën e vitit 1990.


Paris, 29 janar 2026 – nderim i ndjerë ndaj kujtimit dhe veprës së shkrimtarit të madh shqiptar, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij. Mbrëmje e jashtëzakonshme në Institutin e Francës, tempull i kulturës, i letrave dhe i mendimit francez, e organizuar bashkërisht nga Ambasada e Shqipërisë në Francë, Akademia e Shkencave Morale dhe Politike dhe Akademia Franceze, nën kujdesin e sekretarëve të përhershëm të tyre dhe në prani të vajzave Gresa dhe Besiana dhe familjes së shkrimtarit. Me pjesëmarrjen e akademikëve, personaliteteve të kulturës dhe arteve, përfaqësuesve të lartë të shtetit francez, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, miqve dhe dashamirësve të veprës së njeriut të shquar të letrave shqipe. Në mes tyre, edhe artistë të shquar që i përkasin të dy vendeve, si koreografi Angjelin Preljocaj, anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës, dhe violinisti i njohur Tedi Papavrami, njëkohësisht përkthyes i veprave të Kadaresë.
Franca që u bë për të vendi i mirënjohjes, dialogut dhe lirisë, nderoi me këte ngjarje të shënuar shkrimtarin shqiptar që i dha vendit të tij një zë universal. Përmes tij, ajo i bëri një homazh të fuqishëm Shqipërisë🇦🇱 dhe kulturës së saj, shpirtit të kombit shqiptar dhe aspiratave të tij thellësisht evropiane🇪🇺
“Të jetosh do të thotë të luftosh, thoshte Seneka. Ju e keni shtrirë më tej këtë sentencë: të shkruash do të thotë të luftosh”, me këto fjalë i drejtohej Ismail Kadaresë Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, gjatë ceremonisë së ngritjes së shkrimtarit në dinjitetin e Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit, në tetor 2023.

***

Ismail Kadare: C’est la littérature qui m’a conduit à la liberté


«C’est la littérature qui m’a conduit à la liberté, et non la liberté à la littérature. Je ne connaissais pas la liberté lorsque j’ai commencé à écrire. Ma liberté, c’était la littérature», affirmait Ismail Kadaré à l’automne 1990.


Paris, 29 janvier 2026 – hommage émouvant à la mémoire et à l’œuvre de l’immense écrivain albanais, à l’occasion du 90e anniversaire de sa naissance. Soirée exceptionnelle à l’Institut de France, temple de la culture, des lettres et de l’esprit français, organisée conjointement par l’Ambassade d’Albanie en France, l’Académie des Sciences morales et politiques et l’Académie française, sous l’égide de leurs secrétaires perpétuels et en présence des filles Gresa et Besiana et de la famille de l’écrivain. Avec la participation et les interventions d’académiciens, de personnalités de la culture et des arts, de hauts représentants de l’État français, du corps diplomatique et des organisations internationales, d’amis et d’admirateurs des œuvres de l’homme de lettres albanais. Parmi eux, de grands artistes appartenant aux deux pays, le chorégraphe Angelin Preljocaj, membre de l’Académie des Beaux-arts de France, et le célèbre violoniste Tedi Papavrami, également traducteur des œuvres de Kadaré.
La France🇫🇷 qui a été pour lui une terre de reconnaissance, de dialogue et de liberté, a honoré l’écrivain albanais qui a donné à son pays une voix universelle. À travers lui, elle a rendu, lors de cet événement exceptionnel, un hommage vibrant à l’Albanie🇦🇱 et à sa culture, à l’âme de la nation albanaise et à ses aspirations profondément européennes.
«Vivre, c’est se battre, disait Sénèque. Vous avez décliné sa maxime : écrire, c’est se battre», s’adressait à l’écrivain le président de la République française, Emmanuel Macron, lors de l’élévation d’Ismail Kadaré à la dignité de Grand Officier de la Légion d’honneur, en octobre 2023.