Albspirit

Media/News/Publishing

Letër e hapur për kryeministrin e Kosovës, Z. Albin Kurtin

Klubi Rotarian i Gjakovës, ka inicuar para 1 vjeti, një projekt për hapjen e një qendre onkologjike për rrafshin e Dugagjinit duke përfshirë edhe Shqipërinë veriore, që frekventojnë dhe pranojnë shërbime mjekësore, për shkak të afërsis gjeografike në Gjakovë, e jo në Tiranë.

Mbështetja e këtij projekti, përmes një fondi Global nga Rotary International, në vlerë prej 250’000 USD, kërkon aprovimin nga ministria e shëndetësisë, për të siguruar implementimin, vazhdimësin dhe funkcionimin e këtij projekti.

Kjo iniciativë lindi si nevojë e domosdoshme e grave të prekura nga karcinoma e gjirit, të cilat i mbështeti KR i Gjakovës, duke ju ofruar infrastrukturën e duhur në Qendrën e Pensionistëve në Gjakovë, e cila u hap me 02. korrik 2023, dhe shërben si vend takimi dhe ofron shërbime mjekësore, juridike, financiare, preventive, letrare, argëtuese etj.të gjitha falas. Kjo qendër është vizituar edhe nga anëtarë të qeverisë si Glauk Konjufca, Ardian Gola, Artan Abrashi etj.

Kontributi im është ofrimi i shërbimet mjekësore gjatë një jave., çdo dy muaj. Njëherit prezentimet në fushën e parandalimit, me tema të ndryshme mjekësore.

Trajtimi i këtij grupi të pacentëve duke përfshirë të gjithë ata që jan të diagnostifikuar me tumor, do të ishte një ndihmë dhe lehtësim i madh si në aspektin kohor, finaciar, ate fizik, psiqik etj.

Ka pas edhe raste të tilla, ku për shkaqe financiare të mbulimit të transportit, pacientët me karcinomë të gjirit kan ndërpre kemoterapinë, dhe si pasojë, kanë vdekur. Ky fenomen i dhimbëshëm dhe tragjik nu ka nevojë për koment. Në lidhje me kët problematikë kam biseduar edhe me kryetarin e Gjakovës, Z. Ardian Gjini, duke propozuar që të gjithë këta pacientë të pajisen me një kartelë, që do të ju mundësonte transportin falas.

Realizimi i këtij projekti madhor do të shkarkonte të vetmën qendër në Prishtinë, nga mbingarkesa, dhe do i shërbente edhe Shqipërisë veriore, duke i dhënë karakter rajonal.

Meqë deri tani për shkak të blokadës dhe ngërçit politik, por edhe mospërfilljes së qeverisë, lexo, ministrisë së shëndetësisë, ku as që na ofrohet hapsira për një takim të mundur, e lere më për veprim dhe realizim të projekteve madhore dhe qenësore për shëndetin publik, po ju drejtohem drejtë për së drejti, që t’a shqyrtoni kët çështje, në mënyrë që të ndërmirren masat e nevojshme dhe të duhura, për realizimin e këtij projekti.

Ky qëndrim, merr kahle tjetër me deklarimin e juaj në Zürich, gjatë fushatës parazgjedhore, që ne diaspora jemi partia e dytë, pas vetëvendosjes, dhe aseti më i madh dhe çmuar i republikës tonë të re.

Kjo mospërfillje e skajshme e vullnetit dhe obligimit tonë moral, për t’i ndihmuar popullit tonë, është një ofendim i rëndë dhe mungesë e një sjellje bazë njerëzore dhe qytetare, që nëse dikush të drejtohet me shkrim, telefonata e mjete tjera, së paku t’i këthesh njē përgjigjje, edhe nëse ajo është negative.

Kjo e vërteton qëndrimin dhe veprimin që diaspora është vetëm një subjekt finaciar dhe kontribues për nevojat partiake, dhe nuk e ka vendin e duhur në procesin e ndërtimit të një shteti, sovran, demokratik dhe të pamvarrur.

Një çështje tjetër qenësore dhe më rëndësi jetike është

bashkëpunimi dhe mbështetja e OJQ, AMC, akcioni për nëna dhe fëmijë, në Prishtinë, ku jam anëtarë nderi I bordit, dhe një nga mbështetësit në realizimin e projekteve për shpëtimin e fëmijve dhe kujdesin e shëndetit të nënave në Kosovë.

Kjo organizatë, në 10 vjetët e fundit, ka shpëtuar 6000 fëmijë nga vdekja e parakohëshme, përmes programit të dhurimit të medikamentit Surfactant, nga partneri ynë amerikan, Americares, që deri më tani na ka mbështetur me 15 milion dollar, ka redukuar mortalitetin e fëmijëve nën moshën 5 vjeçare për 39%

Më pas është bër institucionalizimi i programit të vizitave shtëpiake për gra shtatëzana dhe fëmijë gjer në moshën 3 vjeçare, është inicuar dhe implementuar programi i skrinimit të kancerit të qafës së mitrës në gjashtë komuna të Kosovës, duke parandaluar kancerin tek mijëra gra. Poashtu kemi sjellur për herë të parë në Ballkan qasjen e kujdesit në grup për gra shtatëzana në nivelin parësor shëndetësor. Jemi në proces të realizimit, së bashku me Rotary Club, Prishtina, shtrirjen e këtij kudesi dhe monitorimi në 30 komuna të Kosovës. AMC ka dhuruar, për herë të parë në Kosovë, 10 pompa të insulinës, bashkë me materialet e tyre shpenzuese për 2 vjet, për 10 fëmijë me diabet tip 1.

Gjithë ky aktivitet qenësor dhe primar, për ardhmërinë e popullit tonë, nuk është honoruar nga ministria e shëndetësisë, e cila kët meritë, dhe këto rezulltate i paraqet si arritje e tyre, pa e përmendur fare AMC, të cilit jan bartësit kryesor të këtyre realizimeve. Kjo ministri, në vend që të bashkëpunoj dhe ndihmoj kët organizatë kyqe dhe strategjike, duke e bërë partner kryesor për sigurimin e jetës dhe shëndetit të fëmijëve dhe nënave në Kosovë, ka zgjedhur rrugën e mospërfilljes për një bashkëpunim më të ngushtë dhe të suksesshëm për kët grup kaq të rrezikuar.

Në fund e kam një pyetje qenësore, a ka vullnet dhe dëshirë për bashkëpunim nga ana e juaj, apo do vazhdojmë me kët avaz mbi 27 vjeçar?

E them këte me plot transparencë dhe zemër, ngase gjatë gjithë këtyre viteve, kemi pasë zhgënjime të një pas njishëm, me premtime të thata, keqëpërdorime dhe mospërfillje, duke shfrytzuar lidhjen tonë emocionale, dhe obligimin tonë moral për t’i ndihmuar popullit tonë.

Është ardhur koha që të bëhet një këthesë rrënjësore, duke filluar nga sistemi juridik, shëndetësor, arsimor, ekonomik e deri tek mbrojtja e ambientit.

Ky besim i yni tek ju, mbanë një barrë të rëndë dhe përgjegjësi të madhe në këto rrethana shumë të vështira, në të cilën gjendet republika jonë e re.

Kërkoj falje për kët postim të gjatë, dhe jam i vetëdijshëm që suksesi i juaj mvarret nga gjithë bashkëpuntorët dhe aparatit shtetëror, porse në mungesë të qasjes dhe takimit personal, e bëra kët postim publik, duke shpresuar në senzibilizimin dhe mundësinë e bashkëpunimit, për të mirën tonë të përbashkët.

Ju faleminderit për mirëkuptimin, dhe ju dëshëroj sukses në realizimin e programit 4 vjeçar, i cili është shpresa e vetme dhe e fundit e shumë qytetarëve që ua dhuruam besimin.

Me respekt, Agron Abrashi, Zvicër.