Albspirit

Media/News/Publishing

Robert Aliaj Dragot: Kastat politike të korruptuara nuk rrëzohen vetëm me një protestë

Duket qartë që: Rinia Shqiptare po Refuzon të Trashëgojë Borxhin që po jau bën barrë kjo klasë politike. E cila besoj që nuk ka defekte teknike.

Eshtë vetë defekti.

Tre dekada premtime reformash.

Dy kasta politike që ndajnë pushtetin si pronë familjare.

Institucione që funksionojnë si fasada marrëveshjesh informale.

Arsim i varfëruar me qëllim. Toka publike të shitura si pasuri private.

Dhe mbi të gjitha, një sovran që ju numëron si kundërshtarë statistikorë, jo si qytetarë.

Pranimi si normalitet i këtij realiteti është akti i parë i nënshtrimit nëse ndodh.

Ju jeni brezi i vetëm që mund të ndryshoni diçka reale.

Prandaj ju kërcënojnë me numra. “800 mijë kundër jush”.

Nga frika se kanë ndërtuar pushtetin mbi klientelizëm pa menduar datën e skadencës.

Thirrja juaj nuk është kundër zhvillimit.

Ju jeni brezi i vetëm që mund të ndryshoni diçka reale.

Prandaj ju kërcënojnë me numra. “800 mijë kundër jush.”

Nga frika se kanë ndërtuar pushtetin mbi klientelizëm pa menduar datën e skadencës.

Thirrja juaj nuk është kundër zhvillimit.

Ata që e keqkuptojnë janë armiq të vetvetes por dhe i kombit.

Thirrja juaj është për drejtësi, liri fjale dhe media jo të shitura.

Thirrja juaj është për arsim publik të financuar si prioritet kombëtar.

Thirrja juaj është për institucione ku karriera varet nga aftësia, jo nga tarafi apo nga lëpirja e bythë së eprorëve.

Thirrja juaj është për transparencë reale në çdo kontratë publike, çdo koncesion, çdo projekt që prek tokën dhe paratë publike.

Thirrja juaj është për një shtet që trajton të rinjtë jo si fleta votimi të këmbyeshme, por si subjekte të politikës publike.

Thirrja juaj është për të drejtën elementare të jetuarit në vendin tënd pa u detyruar të zgjedhësh midis dinjitetit dhe emigrimit.

Duket qartë që kastat politike të korruptuara nuk rrëzohen vetëm me një protestë.

Po, mund të Rrëzohen vetëm nëse nuk gjejnë më të rinj të gatshëm të hyjnë në mekanizmat e tyre.

Ju jeni lëvizje me statut dhe logo që ka vendosur të refuzojë lidera që marrin vendime

për të ardhmen e tuaj, por simbas interesit të tyre.

Kjo që po kërkohet sot nuk është revolucion romantik.

Sot kërkohet diçka më e vështirë dhe më e qëndrueshme:

Organizim pa kompromis me sistemin e vjetër. Kujtesë institucionale për të mos harruar asnjë kontratë, asnjë koncesion, asnjë vendim që u mor mbi shpinën tuaj.

Dhe para së gjithash refuzoni binaren e rreme: PS – PD.

Ka opsione që ky sistem ka punuar shumë t’i bëjë të pamundura si: qeverisja e vendit nga ata për të cilët ky vend ekziston.

Sovrani që numëron votuesit si mburojë ka treguar tashmë se ka frikë dhe kjo është prova juaj.

Mos u ndalni.

https://www.facebook.com/reel/1006756448511964