Albspirit

Media/News/Publishing

Tri poezi nga Xheni Krypi

Zëri i shesheve

Në sheshe ku heshtja bëhet thirrje e fortë,
ngrihen zemrat bashkë, s’ka më kthim në portë,
hapat si stuhi që s’ndalen dot më,
çdo shpirt që zgjohet thotë: “Mjaft më kështu”.

Ne jemi zëri i shesheve që s’përkulet kurrë,
flakë në errësirë, që s’fiket si një gur,
nëse bota hesht, ne bëhemi zhurmë,
e drejtësia lind kur s’pranojmë më humbje.

Duart lart në ajër, jo për t’u dorëzuar,
por për të shkruar ëndrrat që s’janë harruar,
çdo britmë një histori që kërkon dritë,
çdo zemër që rreh s’pranon më të rrijë nën frikë.

Ne jemi zëri i shesheve që s’përkulet kurrë,
flakë në errësirë, që s’fiket si një gur,
nëse bota hesht, ne bëhemi zhurmë,
e drejtësia lind kur s’pranojmë më humbje.

Kur muret bien poshtë nga fjala e lirë,
dhe frika largohet si re në agim të kthjellët,
mbetet vetëm një emër që s’fshihet dot:
populli që ngrihet dhe s’pranon më të jetë i heshtur.